Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

URA: QEVERIA RREGULLON ÇDO GJË NË ULQIN, PUSHTETI I INSTALUAR HESHT

URALëvizja qytetare URA paralajmëron opinionin Ulqinak se draft Ligji i propozuar për planifikim dhe ndërtim është katastrofik dhe ftojmë të gjithë subjektet shoqërore dhe politike që ashpërsisht ta kundërshtojnë. Kështu ligji i propozuar nuk është vetëm antikushtetues, i paligjshëm dhe në kundërshtim me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, por është plaçkitje!
Ndërkohë, lulëzojnë veçse ndërtimet e paligjshme e që shënoj rritje më shumë se kurrë në historinë e lavdishme të Ulqinit. Këto ditë, vendimi i së njëjtës qeveri, i njëjti PHU praktikisht bëhet i pavlefshëm për shkak se është propozuar Ligji i ri për planifikim dhe ndërtim qe në fushën hapësinore i centralizon te gjitha duke pezulluar planet e deritanishme
Tani, pra, i gjithë Ulqin, jo vetëm 33 milionë metra katrorë pranë detit, do të jetë nën kthetrat e Kabinetit të Dushko Markoviq dhe Ministrit të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavle Raduloviq, të cilin ne diten e Komunes publikisht e lavdëroi kryetari aktual.
Me sa duket, e tejmase na ka ndihmuar, ftesa e investitoreve, mbrojtja e Kripores dhe Valdanosit, njeriu vdiq për Ulqin. Ai e kishte te rezervuar dhe vendin pranë kryetarit të komunës, por, për fat të keq, ministri nuk u shfaq për të na madheruar festë e 1 prillit.
Ndoshta eshte mbase e kuptueshme se me rastin e këtij ligji askush nuk ka guxim të dëgjohet nga komuna e Ulqinit, e cila është me te verrtet nencmuese dhe skandaloze. Tpakten dikush te thotë, prit një minutë, sikur edhe ne jemi ne kualicion. Kemi një marrëveshje të nënshkruar. Mos na poshtroni aq shume.
Çfar do administrojme ne nese na merrni dhe vendosjen per hapsire. Nuk do mundemi me as kioska te japim me qera, por per te njejtat do shkojm te pyesim ne Podgorice. Asgje. Heshtje. Dhe mos harroni çfarë ju bënë të gjithë në opozitë, kur duhej të eksproprijohej ullishta, duke u paraqitur si mbrojtës të qytetit! Tani heshtin si peshqit, nderkohe qe i gjith Ulqini do te ekspropijohet, me nje Ligj në qoftë se miratohet! Dhe rrine në qeveri, në Parlament dhe në fotelat komunale. Vetëm rrine, sepse askush nuk i pyet asgje.
Prandaj, ne i ftojmë që të ngrenë zërin e tyre kundër një vendimi te tillë, qe në qoftë se ju kalon mund të ketë pasoja të medha per Ulqin dhe per të gjitha komunat e tjera!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top