Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

URA: STUDIMI I MBROJTJES SË KRIPORES QËNDRON NË SIRTARE TË KOMUNES MË SHUMË SE DY MUAJ

Omer Bajraktari 1Para më shumë se dy muajsh Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit i dërgoi Komunës së Ulqinit, gjegjësisht Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit Draftin e Studimit për Mbrojtjen e Kripores.

Ky organ duhet të hap shqyrtimin publike në mënyrë që Kuvendi i Komunës të sjellë vendimin për shpalljen e Kripores Park të Natyrës.

„Por, ne kemi situatën që Komuna e Ulqinit nuk po reagon për këtë çështje. Studimi është në sirtarë dhe pret ndoshta ndonjë marrëveshje politike“, tha kryetari i URA-së së Ulqinit Omer Bajraktari.

Ai vlerësoi se ky bëhet me qëllim, sepse gjendja në Kripore për çdo ditë po prishet. „Kjo bëhet për arsye që të vihet deri tek një pikë kur qytetarët dhe partitë politike do të thonë se Kriporja nuk ka më shpëtim“, shtoi Bajraktari.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top