Wednesday , September 23 2020
Lajmi i fundit

URA: TË LIROHEN KËTË VJET NGA PAGESA SHFRYTËZUESIT E TË MIRAVE DETARE

Dritan AbazovicLëvizja Qytetare URA dërgoi iniciativë publike për ndihmën sipërmarrjes turistike, e cila, siç thonë nga kjo parti, do të rrezikohet në mënyrë të konsiderueshme për shkak të pandemisë së koronavirusit. Masa e propozuar ka të bëjë me Të Mirat Detare, prej të cilës kërkohet që të gjithë shfrytëzuesit të lirohen nga kompensimi për vitin 2020.

“Meqë prej tani është e qartë se sezoni është në pikë pyetje, e që edhe sipas skenarit më optimist vështirë mund të pritet përparim i madh, besojmë se kjo masë është optimale dhe që, të paktën pjesërisht, do t’i ndihmojë qiramarrësve të mirëmbajnë likuiditetin e punës”, njoftohet nga URA.

URA thekson se kjo masë “ka të bëjë me qiramarrësit të cilët kanë nënshkruar kontratat me Të Mirat Detare”, pavarësisht a bëhet fjalë për qiramarrësit e plazheve, të objekteve të përkohshme, apo ato që kanë nënshkruar kontratat afatgjate”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top