Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

URA: TEJKALIMI SKANDALOZ I KOMPETENCAVE I POLICËVE NË ULQIN

Policijska torturaLëvizja qytetare URA posedon xhirimin në të cilin, siç thuhet në kumtesë, shihet tejkalimi skandaloz i fuqisë së zyrtarëve policorë gjatë bastisjes në Ulqin në qershor të vitit të kaluar.

Siç shtojnë, në xhirimin të cilin ato ia dërguan medieve, shihet demostrimi i fuqisë së zyrtarëve policorë dhe joprofesionalizmi i tyre por edhe në tërësi demaskohet sistemi i bazuar në frikë dhe represion.

“Zyrtarët policorë atë mbrëmje tejkaluan përdorimin e fuqisë ndaj qytetarëve të cilët nuk bënë rezistencë, si dhe në shumë situata deri tani. Në xhirim shihet brutaliteti kafshor ndaj qytetarëve të cilët nuk bëjnë rezistencë”, deklaruan ato.

Shtojnë se dy komandirë policorë të cilët atë mbrëmje drejtuan aksionin edhe sot punojnë në Drejtorinë e Policisë dhe kërkojnë shkarkimin dhe sanksionimin urgjent të tyre.

Rikujtojmë, për shkak të këtyre bastisjeve protestuan edhe Ulqinakët, të drejtuar nga udhëheqësit politik dhe komunal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top