Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

URA: VENDIM SKANDALOZ I FEDERATËS SË FUTBOLLIT

Omer BajraktariKumtesa për opinion e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare “URA”.

Vendimi i nisjes  së procedurës disiplinore kundër klubit OTRANT OLIMPIK nga ana e Federatës së futbollit të Malit të Zi, për shkak të flamurit shqiptarë, është një skandal. Ky veprim më shumë i ngjan kohës së komunizmit dhe nuk është shembull i mirë për një shtet i cili pretendon t’i bashkëngjitet BE-së.

Zotrinjtë e federatës le të dalin nga mentaliteti primitv dhe antieuropian dhë le të marrin pjesë në një ndeshje ku do në Europ dhe botë, ku do të shohin se në cdo ndeshje shfaqen flamuj të shteteve të ndryshëm nga kontinente të ndryshëm.

Në bazë të logjikës së federatës malazeze, po të organizohej nje turne ndërkombëtarë në Mal të Zi, askush prej tifozëve nuk do të guxonte të shpalos flamurin e asnjë shteti tjetër. Kjo në botën normale është e pakuptueshme, por jo edhe tek ne.

Ne jemi të sigurt se po të bëhej fjalë për flamurin e p.sh. Gjermanisë, askush nga federata nuk do të reagonte fare. Këtë e themi edhe për shkak të afaristit ulqinak Allaj, i cili u dënua për shkaqe të ngjashme dhe në bazë të metodave antieuropiane.

Thërrasim Federatën e futbollit që të merret me problemet thelbësore sic janë infrastruktura sportive dhe ndihma ndaj klubeve lokale, e jo me metoda dhe veprime të tilla jodemokratike që nuk i kontribojnë askujt.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top