Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

URIMET PËR MUAJIN E MADHËRUAR TË RAMAZANIT

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu

Në këtë ditë të shenuar në kalendarin Islam, me dëshirë dhe kënaqësitë të vëçant dua t’u drejtohem të gjithë besimtarve musliman me urimet më të mira dhe më të përzemerta me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishem për gjithë besimtaret Islam, muaj në të cilin pasqyrohet bindja dhes prova e njeriut për t’iu përkushtuar lartësimits hpirtëror, muaj ku dalin në pah vlerat e rralla humane të mirësisë, dashurisë, ndershmerisë dhe sacrifices ndaj njeritjetrit, vlera që mbajnë lartë moralin shoqëror.

Me këtë rast të gjithë besimtarve musliman dëshiroj t’u shpreh urimet e mia më të përzemerta për agjerim të lehtë, qetësi shpirtrore, harmoni dhe begati në familjet e tyre.

Zoti Ju ndihmoft në këtë ritual të shenjtë, ju dhashtë shëndet, force dhe mundësi për ta përmbushur më së miri atë.

URIMI I UNIONIT DEMOKRATIK TË SHQIPTARËVE

Më rastin e muajit  madhërishëm të Ramazanit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve të gjithë besimtarëve të Fesë Islame i përgëzon përzemërsisht për këtë muaj të madhuar, duke i uruar paqe, shëndet dhe mbarësi.

Mbesim më shpresë tek Zoti, që këto ditë të madhëruara të jenë ditë të përkushtimit, të sakrificës dhe mirëbërësisë, duke Ju sugjerua tolerancë ndërnjerëzore e fetare, mirëkuptim dhe bashkim ndërnjerëzor, një sjellje me ndjesë dhe shpirtmirësi ndaj njeri tjetrit, dashuri dhe fatlumturi.

Gëzuar , paçi fat dhe Allahu Ju dhashë shëndet dhe lumturi në jetë juve dhe familjeve tuaja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top