Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Urimi i Shkrelit: DO TË KEMI KOHË PËR TË GJITHA, TANI TË RUAJMË JETËT

LuiTe Nderuar qytetare dhe qytetar të Komunës së Ulqinit!

Në një mënyrë të pa praktikuar gjerë me tani, të pa përjetuar në jetën Time të gjatë në skenën politike dhe shoqërorë, duke mos mundur të anashkaloj emocionet dhe kujtesat e bukura te Ditës se sotme, ne rolin e Qytetarit dhe Këshilltarit ne Parlamentin lokal gjej arsyen qe ne një mënyrë specifike te ju uroj Ditën e Ulqinit, te shtunën e par te muajit Prill.

Te ballafaquar me sfidën e ruajtjes se gjësë ma te çmueshme te secilit prej nesh, JETËS, dhe gjitha te mirave qe ajo i sjell me vete, kjo ditë dallohet prej te gjitha te tjerave gjer me tani ne historinë e gjatë te Komunës tonë te bukur dhe te pashoqe.

Çdo dallim e ka rëndësinë e vet e ky do te mbetet i shkruar si i posaçëm me bindjen ne ruajtjen e perspektives jetësorë te neve, te Familjeve tona, miqve dhe shokëve tan, Komunës ton te bukur dhe Shtetit Malit te Zi. Do te mbetemi shembull i respektit ma te lart te vlerave njerëzorë me ter sjelljen tuaj te Nderuar Qytetar. Do te kemi kohë për takime, për organizime te ndryshme kulturore dhe artistike mbasi te konstatojmë se kemi ruajt Vetveten dhe te tjerët se bashku me neve. Se kemi mbrojt dhe respektua Jetën.

Andaj shumë te respektuar – qëndroni ne shtëpitë Tuaja me familjet Tuaja! Jeta ka vleftë vetëm kur ajo jetohet dhe i shijohen te gjitha te mirat e saj.

Ta jetojmë pra se bashku!

Luigj Shkreli, këshilltar ne Kuvendin Lokal dhe Deputet ne Parlamentin e Malit te Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top