Ushtria e Malit të Zi të enjten u angazhua për ti ndihmuar qytetarëve të Ulqinit në luftën kundër koronavirusit, njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes.
Siç thuhet, sot është bërë dekontaminimi i Shtëpisë së Shëndetit dhe i Stacionit Shëndetësor në Katërkollë.
Përndryshe, përfaqësuesit e Ushtrisë sigurojnë edhe karantinët në territorin e komunës së Ulqinit.