Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

V.Mitroviq: PËRKUNDËR TË GJITHAVE, NË KRIPORE PRAPË DO TË PRODHOHET KRIPA

Duke dëgjuar ekspertët e profileve të ndryshme në konferencat e shumta, tryezat e rrumbullakëta, panel diskutimet dhe punëtoritë me temën e Kripores së Ulqinit, isha i befasuar nga niveli i sigurisë së shprehur jo rrallë kur thuhet se ajo s’është kompani fitimprurëse. Si arsye numërohet se ajo nuk do të falimentonte sikur të ishte fitimprurëse, se kishte kripën e papastër, se tregu i Malit të Zi është i vogël, se kripa nga importi është më e lirë, se kripa është e dëmshme për shëndetin, etj. Një pjesë e këtyre pohimeve qëndrojnë, mirëpo askush s’është marrë me numrat, askush s’ka bërë ndonjë analizë ose të paktën ndonjë retrospektivë të vogël të veprimtarisë së Kripores në 10, 15 ose më shumë vjetët e fundit. Ndonjë plan biznesi. Ndoshta edhe ne, ish punëtorët, jemi nga pak fajtorë, mirëpo pohimet tona gjithmonë ishin dhe do të jenë: Kriporja mund të punojë dhe ne jemi në dispozicion.sasa 2 (1)

Fakti i cili me ngulm neglizhohet ose vetëm pëshpëritet, nga padija ose qëllimisht, është se kripa e detit ka përdorim të shumëfishtë dhe me siguri të plotë mund të themi se kripa (ajo e detit dhe e gurit) gjithnjë e më pak përdoret për ushqim, mirëpo gjithnjë e më shumë për qëllime tjera. Prandaj unë pohoj se me një strategji marketingu të menduar mirë mund të shiten të gjitha sasitë që do të prodhonte Kriporja, e ato s’janë të vogla. Në një vit të mirë Kriporja prodhonte mbi 25.000 tonelata kripë, madje edhe më shumë (2003 – 33.000 tonelata). Mali i Zi për ushqim përdorë rreth 3.000 tonelata, për mirëmbajtjen e rrugëve në periudhën dimërore rreth 5.000 tonelata të tjera me tendencë rënie për shkak të dimrave gjithnjë e më të butë. Rrjedhimisht, Kriporja e Ulqinit pa problem mund të kënaqë të gjitha nevojat e Malit të Zi për kripë dhe pjesa më e madhe mbetet për eksport (mbi 70%), kështu që vendi mund të kursej sasi të konsiderueshme nga importi i kripës (në vitin 2020 u importua kripa me vlerë 1,24 milion euro), si dhe të fitojë shuma të konsiderueshme nga eksporti në tregjet e huaja, përkatësisht të zbusë bilancin e pakënaqshëm të tregtisë së jashtme.

Numri i punëtorëve u zvogëlua vazhdimisht: nga 450 (1995) në 70 (2014). Arsyeja më e shpeshtë e zvogëlimit të fuqisë punëtore ishin pagat shumë të ulëta, si dhe administrimi i papërgjegjshëm, ndërsa problem i veçantë ishte mungesa e kuadrove profesionale (në veçanti i theksuar nga viti 2002 deri në vitin 2014). Duhet të theksohet se kripa është prodhuar çdo vit (përveç në vitin 2002), mirëpo udhëheqësia ishte gjithnjë e më e uritur dhe gjithnjë e më pak mjete ka ndarë për të punësuarit, e gjithnjë e më shumë për nevojat e veta (personale). Po ashtu, udhëheqësia ka ndryshuar, mirëpo parimi i punës mbeti i njëjtë. Ishte e trishtueshme të shihen grumbujt e kripës nga të cilët s’keni dobi. S’kishin mundësi të ndryshoni asgjë, sepse udhëheqësia ishte e afërt me strukturat politike në pushtet të cilët ishin edhe anëtarë të Këshillit të Drejtorëve të obliguar për kontrollin e punës së udhëheqësisë. (Gjatë kisha përshtypjen se anëtarët e Këshillit të Drejtorëve, të cilit ishin nga Podgorica, vinin vetëm të provojnë peshkun në ndonjërin nga restorantet në Bunë). Shumëkush është befasuar se si administrimi i papërgjegjshëm (eufemizëm për vjedhjen e rëndë të punëtorëve dhe shtetit) afatgjatë nuk mund të dëmtojë Kriporen.

Duhet thënë se inputet apo shpenzimet hyrëse për prodhimin e kripës (era, dielli dhe uji i detit) ishin shumë të ulëta dhe detyra e vetme ishte të mbushen basenet me ujin e detit, të pritet që natyra ta bëjë të vetën, pak të ndihmohet përshpejtimin e procesit dhe në fund të organizohet grumbullimi i kripës, e cila pastaj lahet, thahet dhe paketohet. Operacion shumë i thjeshtë të cilin paraardhësit tanë e zhvilluan deri në përsosmëri. Ne duhet të bënim vetëm atë që kanë bërë gjeneratat para nesh, mirëpo…Zadnje lopate na solani (1)

Prapë mirëpo! Pronari i ri shumicë vendosi që Kriporja s’duhet të prodhojë kripë dhe që përfitimi më i madh është nëse një pjesë e saja shndërrohet në tokë ndërtimore dhe ndërtohet marina me 54 lidhje, ndërsa në pjesën e pasme disa kondo hotele. Plazhi i Madh është vetëm disa qindra metra linjë ajrore, u ndërtua ura me mekanizmin për ngritje në Port Milenë, që do të thotë se çdo gjë ishte gati. I pagoi 650.000 euro, me kursimin e vjetër devizor, për 15 milion metër katrorë në shkumë të detit. Para kësaj, i plaçkiti punëtorët dhe i hodhi në rrugë me borxhin prej 1,5 milion euro dhe pesë vite stazh të papaguar. Dhe të gjitha këto u bënë me ndihmën e shtetit (administruesit të falimentit dhe udhëheqësit)!

Për të ardhmen tonë më i rëndësishëm është fakti se kripa e detit, përveçse për ushqim, mund të përdoret edhe për shumë qëllime tjera. Në veçanti është e rëndësishme për ushqimin e bagëtive, si dhe në industrinë kimike dhe farmaceutike. Kriporja, për shembull, ka përfituar mirë nga shitja e kripës për  . Pak kohë më parë kishim mundësi të lexojmë tekstin për përdorimin e kripës në prodhimtarinë e baterive. Prandaj, çdo gjë është në dorën e njeriut. Udhëheqja e aftë nuk do të kishte problem të plasojë tërë sasitë e kripës së prodhuar.

Në disa vitet e fundit, fal situatës dhe entuziazmit të Shoqatës “Dr. Martin Scheider Jacoby” dhe zonjës Zenepa Lika, u paraqit edhe mundësia e përfitimit të mirë nga reklamimi i Kripores si habitat unik për shpend (Heatrhow për shpend), formë e turizmit e cila ka trend të madh rritës. Për këtë veprimtari nevojitet strategji dhe marketing i veçantë, mirëpo është për tu lavdëruar se në Planin e Administrimit të Kripores planifikohet shërbimi shumë i fortë në kuadër të kësaj kompanie e cila do të merrej me organizimin dhe marketingun e këtij lloji të aktivitetit – me organizimin e vështrimit të shpendëve me përmbajtjet përcjellëse (muzeu dhe dyqani i suvenirëve).

Po ashtu, përfitime mund të ketë edhe nga shitja e baltës shëruese, peloidit, e cila është shumë e vlerësuar në SPA qendrat. Disponojmë me të dhënat që hoteli “Splendit” e blenë peloidin jashtë shtetit me çmime të larta, e ne këtu e kemi me tonelata.

Kultivimi i peshkut është mundësi e veçantë. Ulqinakët e dinë mirë li e blejnë dhe e hanë tani peshkun cilësor, sepse në det ka gjithnjë e më pak. Nëse mundet Shqipëria, pse nuk mundemi ne? Bashkëqytetarët e vjetër akoma kujtojnë ngjalën nga kanalet e Kripores.Solana (3)

Të gjitha të lartpërmendurat tregojnë se Kriporja e Ulqinit ka potencial të jashtëzakonshëm për të qenë krenari e këtij qytetit, siç ishte me dekada më herët, por duhet të përmenden edhe kërcënimet e shumta që mund të jenë pengesë për realizimin e këtyre mundësive.

Kërcënimi më i madh, edhe pse e pabesueshme, është shteti (administrata e falimenti – gjyqtari dhe udhëheqësi), të cilët morën anën e pronarit shumicë dhe çdo gjë që bëjnë në këto 15 vite, sa zgjatë procesi i falimentit, është e drejtuar kundër punëtorëve dhe dëshirës që Kriporja të funksionojë. Komuna e Ulqinit nuk ka mundësi ta zgjidhë këtë Nyje të Gordit, prapë për shkak të politikës. Shembull tipik i veprimeve të këqija të administratës së falimentit do të përmend rastin e shitjes së pronës së luajtshme dhe të paluajtshme të Kripores kur ishte pothuajse e sigurt se Komuna e Ulqinit do të marrë përsipër administrimin e Kripores (korrik – gusht 2020). Janë shitur për hekur pajisjet pothuajse të papërdorura (makina për paketim), si dhe pajisja pa të cilën Kriporja nuk mund të funksionojë, e vjetër dy vite (pompa në stacionin numër 31), automjetet, si dhe disa eskavatorë që ishin në gjendje pune. Të gjitha këtu u shiten pothuajse badihava, vetëm që të nxirret dhe shkatërrohet sa më parë.

Ne punëtorët përndryshe jemi edhe dëshmitarë kur pronari shumicë organizoi vjedhjen e 30.000 tonelata kripë në vitin 2010 kur u vendos pika në punën e Kripores, ndërsa punëtorët u plaçkiten. Më vonë u qitën në rrugë, gjersa askush nuk dha përgjegjësi për këtë gjë. Edhe sot e kësaj dite kur i pyesni njerëzit nga Gjykata Ekonomike ato thonë se të gjitha i kanë bërë sipas ligjit, prandaj ne punëtorët i quajmë – mafia e falimentit.

Pra, edhe pse revitalizimi i Kripores nuk do të jetë aspak i lehtë unë, prapë se prapë, jam optimist. Më së shumti për një arsye të thjeshtë – akoma ekziston një grup i ish punëtorëve të cilët tërë veprimtarinë e tyre të punës e kaluan në terrenet e Kripores, të cilët e njohin shumë mirë çdo metër të Kripores dhe të cilët janë të gatshëm të fillojnë punën menjëherë pas marrjes së vendimit për vazhdimin e veprimtarisë në Kripore. Duke e ditur gatishmërinë e tyre për sakrificë dhe dashurinë e tyre ndaj Kripores (disa janë gjenerata e dytë ose e tretë që punojnë aty), jam i sigurt se Kriporja do të revitalizohet me ndihmën e miqve vendas dhe të jashtëm.

Dhe prapë ta shoh tabelën e cila shumë kohë më parë ishte në hyrje të Ulqinit: MIRË SE VINI NË QYTETIN E KRIPËS!

Veselin Sasha Mitroviq

Autori ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Planit për Administrimin e Parkut të Natyrës “Kriporja e Ulqinit” dhe ish udhëheqësi i financave në ndërmarrjen më të vjetër në Ulqin.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e veçantë e OJQ-së “Ul Info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së, Ministrisë së Administratës Publike ose „CGO“-së, B Film-it, Fondacionit SHARE dhe IPFP-së.

Disklejmer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top