Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

VAJZAT E FUQISHME TË BALLKANIT: Thirrje për shprehje interesi

Girl PowerJeni të interesuara të mësoni se si të bëni fotografi, të cilat reflektojnë këndvështrimin tuaj mbi botën?

A jeni të interesuara të njihni vajza të tjera nga vendet fqinjë dhe të ndani me to fotografitë pyetjet dhe idetë tuaja?

Dëshironi të mësoni më shumë rreth procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe çfarë nënkupton kjo gjë për ju?

Jeni një vajzë midis 18 dhe 26 vjeç nga Mali Zi?

Nese përgjigjet e mësipërme janë pozitive, na kontaktoni ne përgjigje të kësaj thirjeje për shprehje interesi, për të marrë pjesë në projektin: “Balkan Girl Power”

Nëse do të përzgjidheni për të marrë pjesë në këtë Projekt, ju do të:

– Trajnoheni dhe këshilloheni nga një fotograf profesionist dhe një artist në vendin tuaj mbi mënyrën se si mund të beni fotografi interesante;

– Do të keni mundësi të publikoni pesë fotot tuaja më të mira në platformën online Balkan Girl Power;

– Do të keni mundësi të ndërveproni virtualisht, nëpërmjet platformës online Balkan Girl Power dhe faqes së dedikuar në Facebook, me vajza nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dhe të ndani me to çështjet që ju interesojnë ndërkohë që vendi juaj po hedh hapa para drejt integrimit në BE;

– Do të merrni pjesë në një ekspozitë ku do të përzgjidhen fotografitë më të mira të bëra gjatë Projektit, të cilat do të prezantohen në Ekspozitën Balkan Girl Power që do të zhvillohet në Tiranë, gjatë muajit shkurt, 2019;

– Të vini në Tiranë (pjesëmarrëset e përzgjedhura) për Ekspozitën Balkan Girl Power, dhe të merrni pjesë në një Master Class mbi fotografinë me fotografen dhe artisten e mirënjohur Lala Meredith Vula.
Nëse jeni të interesuara, ju lutemi të plotësoni formularin në: https://docs.google.com/forms/d/1YKD42rNNfwiTTVbVk5y8kPtqnPuYI1R0ASTNj9XhSBw/edit
jo më larg se dita e premte datë 20 korrik.

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për më tepër informacion, ju lutem na shkruani në adresën e e-mail ngo.iact@gmail.com, ose na telefononi në numrin e telefonit +38267630268.

Projekti Balkan Girl Power Project do t’u ofrojë vajzave pjsëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia trajnim dhe këshillim se si të bëjnë fotografi ku të reflektojnë perspektivat, idetë dhe ëndrrat e tyre në një kohë kur vendet e tyre përparojnë drejt integrimit në BE; dhe në të njëjtën kohë të ndërtojnë marrëdhënie me vajzat pjesëmarrëse nga vendet e tjera. Veprimtaritëe projektit do të fillojnë nëmuajin korrik 2018 dhe do të përfundojnë në Shkurt 2019.

Projekti Balkan Girl Power financohet nga Western Balkan Fund dhe zbatohet nga Intituti për Kontratën Shoqërore (Shqipëri), Artpolis Center (Kosovë), the National Youth Council of Macedonia, iACT (Mali i Zi), dhe Organization for the Promotion of Activism (Sërbi).Girl Power 2

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top