Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Valdanos: ME RASTIN ËSHTË NJOFTUAR MINISTRI I FINANCAVE

ValdanosDelegacioni i Shoqatës për mbrojtjen e pronës private në Valdanos, të cilin e përbënin kryetari Luka Gjakonoviq dhe anëtarët Mustafë Çapuni, Xhemal Haxhibeti, Basri Dervishi dhe Latif-Avdo Gorana, ka folur sot në Podgoricë me ministrin e financave në Qeverinë e Malit të Zi Radoje Zhugiq. Takimi është mbajtur në iniciativën e deputetit të Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu.

Anëtarët e kësaj shoqate e kanë njoftuar ministrin detajisht për statusin juridik, si dhe për gjendjen katastrofike në atë pjesë të Ullishtës së Ulqinit.

Zhugiq tha që së shpejti do të vijë në Ulqin në mënyrë që në vendngjarje të bindet mbi gjendjen faktike.

Sipas njohurive të Portalit Ul-info, në Qeverinë malazez nuk ekziston koordinimi në mes ministrive (të financave, mbrojtjes dhe bujqësisë) për rastin Valdanos.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top