Në gjirin e Valdanosit vazhdojnë punimet për çeljen e rrugëve të cilat me dekada janë mbuluar nga shkurret dhe kaçubat.
Për këtë punë të vështirë u angazhuan përfaqësuesit e Njësisë Inxhinierike të Ushtrisë së Malit të Zi.
Njëkohësisht ullishtat e veta po i pastrojnë edhe Ulqinakët e shumtë me shpresë dhe pritshmëri se do të vijojë vendimi formal i organeve shtetërore për kthimin e pronës në këtë gji të paqes.