Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

„Valdanosi simbol i Ulqinit“: GJENDJA E ULLISHTËS GJITHNJË E MË E KEQE

MOGULGjiri i Valdanosit është lokalitet unik, unikat i natyrës, dhe ai duhet të revitalizohet dhe mbrohet, u konkludua në tryezën e rrumbullakët „Valdanosi simbol i Ulqinit“, i cili të mërkurën u mbajt nën organizimin e MOGUL-it.

Për këtë temë folën përfaqësuesit e Qeverisë, administratës lokale dhe organizatave joqeveritare të cilët u pajtuan se gjendja në këtë gji, veçanërisht në Ullishtë, është gjithnjë e më e keqe dhe se sa më parë duhet të bëhet diçka.

Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural Dubravka Radulloviq njoftoi se të premten inspektorja e mbrojtjes së hapësirës ndaloi punimet në ndërtimin e një objekti në Ullishtë duke shtuar se do të dënohet personi i cili ndërtoi në këtë hapësirë të mbrojtur.

Në kuadër të këtij projekti MOGUL-i botoi „Studimin e rastit të Valdanosit“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top