Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Vazhdimi i manifestimeve kulturore në Ulqin: FILLON KOLONIA E ARTIT FIGURATIV

IMG-5ff6e561691c7831e85b37c2b7c39ccb-VPrej sot deri të dielën me 16 shtator, do të mbahet kolonia e artit figurativë “Ulqini në telajo”, mëson Portali Ul-info.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë 40 artistë nga shtatë shtete të Ballkanit: Kroacia, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Gjatë këtyre katër ditëve artistët në lokacionet më atraktive në komunën tonë do të krijojnë veprat e veta të cilat do të ekspozohen të shtunën në Ranë.

Organizatorë të kolonisë janë Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe Instituti i librit dhe promocionit nga Tirana.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top