Vdiq Xhaudet – Xho Abazi: LARGIMI I LEGJENDËS SË ULQINIT

Dzaudet_Dzo_-Abazovic_ulcinjKur javën që kaloi u dërgua në Podgoricë, menduam se Xhoja prapë do të fitojë sëmundjen. Me vite kështu ndodhte: ishte shumë i sëmurë, por me buzëqeshjen që e karakterizonte atë, vullnetin për jetë, dashurinë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ai kthehej në jetë. Prapë në Çarshi, prapë në Ranë, i çiltër dhe i buzëqeshur, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Mirëpo, prej sot Xhoja nuk është fizikisht më në mesin tonë. Zemra e tij e madhe ndaloi së rrahuri, por shpirti i tij gjithnjë do të mbes këtu, të jetojë në Ulqinin e tij.

O Zot, sa e dashuronte këtë qytet, më së shumti dhe më së bukuri në botë, të gjithë banorët e tij, çdo gur, pontë, e veçanërisht Bunën.

Dhe çdo kund dëshironte të shkonte, ti shoh të gjitha, ti lëshohet bukurive të jetës. Nuk ka vend në Europë ku Xhoja nuk njihte dikë, siç dinte gati çdo fshat në Zvicër dhe Gjermani.

Ai është sinonim i periudhës së artë të turizmit të Ulqinit, djali çamarrok i qytetit, një nga legjendat e tij të fundit.

Ka të drejtë bashkëshortja e tij Fadilja: më vjen keq, thotë, që nuk u kënaq më shumë me fëmijët dhe nipat e ardhshëm.

Vërtet: Gjysho Xhoja, shumë mirë tingëllon. Eh, sa shumë gjëra do t’iu tregonte!? Çfarë ndodhish, historish, këshillash!?

Por, Xhoja i mirë shkoi në botën më të bukur, ndërsa udhës së tij, me nder dhe dinjitet, shkel e përkëdhelura e tij dr Sanella, dhe djemtë, dr Xhihani dhe Dritani. Sikur mos ti linte asgjë tjetër Ulqinit, përveç këtyre fëmijëve të mrekullueshëm dhe të vyeshëm, do të ishte shumë për një jetë të tërë njeriu.

Prandaj: udhëto i madhi Xho, kushëri dhe mik, dhe mos u brengos! As për to dhe as për Ulqinin! Mbolle ti aq shumë të mira që të mbijnë vazhdimisht dhe të ruajnë qytetin tonë dhe tëndin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…