Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Vëllim poetik: BOTOHET “PRIJËSI” I BESMIR ASLLANIT

Besmir AsllaniDitë më parë nga shtypi doli vëllimi më i ri poetik ”Prijësi” i autorit të ri Besmir Asllani.

Ky vëllim poetik në vete përmban 91 poezi me motive të ndryshme sociale dhe tema nga jeta e përditshme.

Redaktore e librit është Valbona Bajri.

Besmir Asllani është i lindur në Çapraj të Anës së Malit. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që në bankat e shkollës fillore. Ky është libri i tij i dytë.

PRIJËSI

Kur ti hyre të gjithë u ngritën,
U ngritën e më buzëqeshje të pritën,
Të kanë dashur e të kanë respektuar,
Kishin ato sy apo ishin të qërruar?
Të respektuan sikur mbret,
Nuk u gjet,asnjë mbret që ngjet.
Edhe unë të besova kur the se edhe ti ato i doje,
Kur të pashë se paratë çdo ditë i takoje,
Marrëveshje çdo ditë duke nënshkruar,
Vetem vehten për ta pasuruar.
Sa shpejt kalojnë ditët kur je duke jetuar ”lartë” e i ngritur,
Kaluan vitet dhe erdhi dita që të biesh në tokë papritur,
Përgjegjësia ndaj atyre që të kanë dashur duhet dhënë,
Nuk mund të zhdukesh fare gisht pa lënë.
Paria e keqe e bën popullin të largohet,
Vetëm që ”shtrejtë” dëshiron të jetohet,
Populli im i mjerë e kush do ta mendonte,
Se paria paranë do ta dashuronte.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top