Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Vendkalimi Sukubinë: TË PËRSHPEJTOHET PROCEDURA E HYRJES

Kufiri Sukubine Muriqan 3Vendkalimi i parë i përbashkët kufitar në Ballkan Sukubinë-Muriqan po bëhet problem për imazhin turistik jo vetëm të Ulqin, por dhe të të gjithë vendit.

Edhe pse është e vërtet që vetëm këtë vit në këtë pikë kufitare janë sekuestruar sasi të mëdha të drogës, festat e një majit kanë vërtetuar që edhe këtë sezon, nëse nuk ndërmerret diçka shpejt, turistët në Sukubinë do të presin deri në disa orë që të vijnë në rivierën e Ulqinit apo vetëm të kalojnë nëpër Mal të Zi.

Kjo gjithsesi shkakton pakënaqësi tek ato, e sidomos nëse dihet që kjo ndodh në periudhën verore kur temperaturat janë të papërballueshme.

Me këtë mirëseardhje në kalimin kufitar dhe me infrastrukturë të keqe rrugore prej Krythës e deri në Ulqin, mysafiri krijon qëndrim tejet negativ për Ulqinin si destinacion turistik.

Nëse dihet që sezoni është burim kryesor i të ardhurave të qytetarëve të kësaj komunë, atëherë është e nevojshme të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që turistëve të ju mundësohet që me procedurë sa më të thjeshtëzuar të hyjnë në këtë vend, si dhe të ndjehen të sigurt.

One comment

  1. Mark K. Shkrlei

    Nje sugjerim, qe mund te ndihmoje, sado pak. Banoreve te Ulqinit dhe atyre te Shkodres, policia lokale t’u jape nje sticker elektronik i cili mund te lexohet nga kamera, ashtu qe te mos kene nevoje per identifikim. Policia mund te perzgjedh teveqelce nga nje aty ketu per kontroll, ashtu qe askush mos te ndihet i sigurt. Nje tjeter sugjerim eshte edhe kontrolli nga vetem njera pale gjate hyrjes dhe kush perzgjidhet per kontroll te largohet nga radha, ashtu qe te tjeret te mund te levizin (kam pare disa here, qe makina te kontrollohet mu ne pike kalimin).
    Me ne fund, qe nga duqanet ne Sukubine dhe nga restorantet ne Muriqan, te shtohet edhe nje trake per raste urgjente.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top