Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Veprimtaritë Komunale: ËSHTË BËRË PASTRIMI GJENERAL I QYTETIT

Komunalno 3Nga shoqëria ekonomike “Veprimtaritë Komunale” Ulqin thanë se sot është bërë pastrimi gjeneral i qytetit, i rrugëve dhe hapësirave publike, si dhe është bërë mbledhja e mbeturinave të grumbulluara.

“Imazhet e shëmtuara të cilat qytetaret kishin mundësi t’i shohin në rrjetet sociale janë rezultat i moskryerjes treditore të obligimeve nga ana e një pjese të punëtorëve. Prandaj në emër të ndërmarrjes tonë i kërkojmë falje qytetarëve të Ulqinit për shkak të situatës së krijuar”, thanë nga kjo ndërmarrje.

Nga “Veprimtaritë Komunale” theksojnë se greva e ashtuquajtur nuk është përkrahur nga sindikata, dhe si e tillë është jolegjitime.

“Në situatën kur ballafaqohemi me pandeminë dhe kur nga ne pritet të jemi mbrojtës të shëndetit të qytetarëve dhe rojtarë të interesit publik të qytetit, sjellja e tillë e një pjese të punëtorëve është e palejueshme. Po ashtu, nuk mund të lejojmë që sjellja e pesëmbëdhjetë punëtorëve të rrezikojë punën e ndërmarrjes dhe qytetin tonë. Prandaj, ndaj këtyre punëtorëve do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara me ligj dhe për çdo gjë do të njoftojmë institucionet kompetente”, theksuan nga ndërmarrja komunale e Ulqinit.

“Urime ditën e komunës Ulqini i pastër”, përfunduan ato.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top