“Veprimtaritë Komunale”: INICIOHET BASHKËPUNIMI RAJONAL PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE

VPDy shoqatat të cilat merren me problematikën e menaxhimit të mbeturinave, Shoqata e Ndërmarrjeve Komunale të Malit të Zi dhe Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës – PAMKOS, kanë nënshkruar të premten në Ulqin marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Jemi të bindur që mbeturinat nuk janë vetëm problem komunal apo shtetëror, por janë edhe problem rajonal. Me anë të këtij bashkëpunimi, duke hartuar dhe implementuar projekte të cilat do të përkrahen nga Bashkimi Evropian dhe jo vetëm, tentojmë të përmirësojmë dukshëm situatën në këtë fushë”, pohojnë nënshkruesit e marrëveshjes.

Përndryshe, marrëveshja u nënshkrua me iniciativë të drejtorit të Ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”,  Skender Kaleziqi, i cili ishte edhe nikoqir i këtij takimi i cili u mbajt në hapësirat e kësaj ndërmarrje nga Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…