Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Vërtetohet: NË ULQIN DO TË ORGANIZOHET PRITJA E VITIT TË RI

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitMbas takimit të sotëm të drejtuesve të komunës, Organizata turistike dhe shoqata e sipërmarrësve, është e qartë që në këtë qytet do të organizohet pritja festive e Vitit të ri 2015.

Në këtë takim është formuar grupi punues i përbërë prej shtatë anëtarësh, në krye me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka, të cilët ditët e ardhshme do të propozojnë mënyrën e organizimit të këtij manifestimi.

Përfundimi pa mëdyshje i të gjithë pjesëmarrësve të takimit është që në Ulqin, si vend turistik, është i nevojshëm ky lloj manifestimi në mënyrë që edhe në periudhën dimërore të tërhiqen mysafirët.

Në këtë kontekst grupi punues do të propozojë emrin e artistit i cili do t’i përgjigjet këtij qëllim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top