Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Vërtetohet vendimi i Çapriqit: ADA NUK ËSHTË PRONËSI E “RIVIERËS SË ULQINIT”

Ada e Bunes, Ada BojanaMinistria e financave ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë të njësisë zonale të Drejtorisë për patundshmëri në Ulqin e cila në fillim të shkurtit të këtij viti ka refuzuar kërkesën e Ndërmarrjes hotelerike – turistike “Riviera e Ulqinit” për regjistrim të të drejtave pronësore në tokën në Adë të Bunës.

Këtë për Vijesti e vërtetoi avokati i Rivierës së Ulqinit Branislav Lutovac. “U vërtetua vendimi i shkallës së parë, kështu që tani po përgatisë padinë për Gjykatën administrative”, tha ai.

Kadastra lokale në vazhdimësi, deri tani, ka kontestuar të drejtën e pronësisë të kësaj ndërmarrje hotelerike të tokës në Adë të Bunës në të cilën ndodhet vendbanimi turistik i Rivierës së Ulqinit.

Ministria në procesin e shkallës së dytë më herët ka anuluar vendimin e shkallës së parë të kadastrës në krye të të cilit është Xhevdet Çapriqi, por kësaj herë e ka vërtetuar këtë vendim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top