Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Vështrim: KRIPORJA, PLAGË E HAPUR E ULQINIT

Kriporja, SolanaEkziston përkufizimi i vjetër i ferrit: kur jeni diku që nuk keni dëshirë të jeni, e nuk keni si të ikni.

Diçka e ngjashme po ndodh në Kripore: asnjë pompë nuk punon, basenet po thahen, ndërsa fillojë folezimi i shpendëve. Njëkohësisht në atë zonë po përhapet erë e padurueshme.

Tërë ekosistemi po ndryshon me shpejtësi. Kriporja, siç e dinim ne, po zhduket para syve tanë.

Prej kohësh është e qartë që as këtë vit nuk do të ketë grumbullim të kripës, për të katërtin vit me radh. Punëtorët askush nuk po i përmend më.

Ndërsa për plotë tetë dekada ishte rregull në Ulqin që në këtë periudhë me elan të përcillet kristalizimi dhe të pritet fillimi i grumbullimit në fushat e kripës.

Efektet shkatërruese të privatizimit në këtë shembull shihen më mirë. Kriporja i ngjan Vukovarit të luftës. Për fat të mirë, ky qytet i bukur sllavonik është ripërtërirë.

E neve, tani dhe këtu, na nevojitet të paktën pak kripë që ta vendosim në këtë plagë të hapur të Ulqinit dhe në mënyrë që të mbulohet lakmia e tmerrshme e të papërgjegjshmëve dhe të padinjitetshmeve.(M.Canka)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top