Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

“Vijesti”: CUNGU DO TË UDHËHEQË LISTËN FORCA-UDSH

forca-udshLideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu do të udhëheqë listën e koalicionit të kësaj parti dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, koalicioni i këtyre dy partive nacionale shqiptare do të dorëzojë listën në Komisionin zgjedhor shtetëror të hënën.

Në fillim të javës së ardhshme këtë gjë do ta bëjnë edhe koalicioni tjetrë shqiptar, të cilin e përbëjnë Partia demokratike e Fatmir Gjekës, Lidhja demokratike e Mehmet Bardhit, Iniciativa qytetare e Vasel Sinishtajt dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” e Amir Hollajt.

Në krye të kësaj liste do të jetë ish ministri në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish kryekomunari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga, gjersa, siç shkruan “Vijesti”, në vend të dytë do të jetë Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top