Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

“Vijesti”: CUNGU KUNDËR ZGJEDHJEVE TË JASHTZAKONSHME, GJEKA PRO

“Nuk mundemi dhe nuk duam të humbim kohë. Ulqini ndodhet para sfidave të mëdha investuese”, ka deklaruar lideri i Forcës së re demokratike dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Ai për “Vijesti” tha që në Ulqin nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. “Forca ka përkrahjen e Partisë demokratike të socialistëve për miratimin e vendimeve të rëndësishme”, tha ai duke shtuar që kjo parti është partner koalicioni me PDS në nivel shtetërorë.

Mirëpo, “Vijesti”, duke iu referuar burimeve të besueshme, shkruajnë që lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka refuzuar të hyj në koalicion me PDS dhe FORCEN duke kërkuar që në Ulqin në nëntor të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. “Shtrohet pyetja a do ta miratoi qendra e PDS paktin pa PD në Ulqin, mbasi që me këtë parti ka kontratë të fuqishme për bashkëpunim në të gjitha nivelet”, shkruan kjo gazetë e Podgoricës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top