Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

“Vijesti”: EDHE GJEKA KUNDËR „SHQIPËRISË NATYRALE“

Deputetët e partive nacionale shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu (FORCA) dhe Fatmir Gjeka (Partia demokratike) kanë demantuar deklaratat që propozimi i historianit Koço Danaj për formimin e „Shqipërisë natyrale“ e ka nënshkruar ndonjë anëtarë i Parlamentit të Malit të Zi.

Mbasi që këtë gjë të martën e bëri Nimanbegu, Gjeka për „Vijesti“ tha që për këtë peticion nuk di asgjë. „Të gjitha projektet për krijimin e shteteve të mëdha janë bërë të pakuptimta për arsye të thjesht, sepse do të jemi bashk në Bashkimin evropian pa kufij“, tha Gjeka në pyetjen e kësaj gazete të Podgoricës se a do ta përkrahte idenë e “Shqipërisë Natyrale”.

Përkrahje propozimit të Danajt deri tani nga politikanët shqiptar në Mal të Zi i ka dhënë vetëm udhëheqësi i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj.

One comment

  1. pa mar ti shyqer qi ke mar fotelin se kalej per tieragja

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top