Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

“Vijesti”: FILLOI ZGJIDHJA E SKENËS POLITIKE NË ULQIN

Opstina-UlcinjPartia demokratike e socialistëve dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve kanë arritur dje marrëveshje në parim për koalicionin paszgjedhor në nivel lokal, shkruan “Vijesti”.

Kjo gazetë shkruan që “PDS llogarit në koalicion me grupimin e Fatmir Gjekes, eventualisht me Forcën”.

Skuadra negociuese e PDS-së për sot ka paralajmëruar negociatat me PSD(SDP) dhe Koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, ndërsa dje përveç me UDSH-në janë bërë negociatat dhe me Forcën e re demokratike.

Drejtuesi i PDS-së në Ulqini Loro Nrekiq ka shprehur pritshmërinë që në fillim të javës tjetër do të arrihet marrëveshja përfundimtare mbi koalicionin paszgjedhor në këtë komunë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top