Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

“Vijesti”: FILLUAN PUNIMET NË BUNË

Buna, Bojana

Në Bunë të dielën filluan punimet në thellimin e shtratit të lumit dhe largimin e tepricës së rërës. Punimet do të mundësojnë rrjedhshmërinë normale të lumit në të dy degët gjatë tërë verës. Projektin e realizon Drejtoria për Ujëra dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare.

Nga NP, për Vijesti thanë se sipas përfundimit të Qeverisë së Malit të Zi, kjo ndërmarrje ia transferoi 200.000 euro Drejtorisë për ujëra, gjegjësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, për pjesëmarrje në realizimin e punimeve të heqjes së teprisës së materialeve nga hapësira e degës së lumit Buna në pjesën e paraparë.

“Këto punime po kryhen në pajtim me Projektin e mirëmbajtjes së rrjedhshmërisë së degës së djathtë të lumit Buna në zonën e grykëderdhjes së saj”, shkruan në përgjigjen e Vijestit.

Vitin e kaluar, dega e djathtë e Bunës u mbyll disa herë për ç arsye Ada morri formën e gadishullit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top