Wednesday , August 12 2020
Lajmi i fundit

“Vijesti”: FORCA NË PËRQAFIM TË PDS-së

Forca e re demokratike dhe Partia demokratike socialiste së shpejti mund të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për ushtrimin e pushtetit në nivel komunal deri në zgjedhjet e rregullta në prill ose në tetor, shkruan “Vijesti”.

Kjo gazetë vlerëson që me këtë “në mënyrë groteske do të përfundonte kriza disamujore në parlamentin e Ulqinit”. “Në kaosin e përgjithshëm ku çdo kush me çdo kënd negocion, duke shpresuar për një grimcë pushtet, Forca dhe PDS-ja për një kohë të gjatë kanë marrëdhënie më shumë se bilaterale”, vlerëson “Vijesti”.

Kryetari i PDS-së lokal Loro Nrekiq ka deklaruar që në këtë moment është më e pranueshme rikompozimi i pushtit. Ai tha që në “periudhën e ardhshme në Ulqin pret investime të mëdha të cilat nuk mund të realizohen pa PDS”.

Nga Forca kanë thënë që koalicioni aktual me Partinë demokratike të Fatmir Gjekes dhe Partinë socialdemokrate nuk funksionon, kështu që mendohet për rikomponim të pushtetit. Nënkryetari i kësaj parti Genci Nimanbegu nuk ka mohuar mundësinë e marrëveshjes me PDS-në për kryerjen e pushtetit. „Kjo do të ishte zgjidhje teknike, gjegjësisht kalimtare deri në zgjedhje, por me një marrëveshje shumë cilësore“, tha ai duke shtuar që prap se prap më së miri është të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka tha që vendimin për koalicion nuk e bjen këshilli lokal i PDS-së, por qendra në Podgroricë. „Për këtë arsye ato duhet të pyeten për koment për mundësin e rikomponimit të pushtetit në Ulqin“, ka thënë lideri i kësaj parti.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka ka theksuar që për situaten në tërësi në Ulqin është fajtore Forca dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje logjike.

6 comments

  1. Taman shkoni puthnja be…. se tan jeni msu kush ja puth ma mir tesh 100 vijet

  2. Vi tkuqe e keni prej meje, a keni ftyr mar Nazif e Genc?Bojen nuk du me ju pa ma.

  3. Nazifi isht shum inteligjent qe me ba kesi gabimesh. Ai nuk do te shkoj ne prekompozime ( perveç nese e kan “ucjenit” per danjigja dhe ska kah tia mbaj ) sepse ne ate rast do njolloset si mashtruesi me i madh ne Ulqin dhe do te akuzohet ashper nga populli. Ai koalicionin me dps do e zyrtarizoj mbas zgjedhjeve. Gjith politika e tij ishte ti prish punet me partnert e koalicionit dhe ti njollos ata qe te ketë alibi t bashkohet me dps. Mendoj se forca ka nje politik joprincipijele dhe se e intereson mbajtja e pushtetit me çdo kusht. Genci eshte duke shetitur me qendrime dhe kam bindje se e ka humbur kompasin dhe eshte duke u djegur ne parti. Veç Nazifi e sheh dhe e din qart qellimin e vet dhe po tregohet shume praktik, pamvarsisht prej deshires dhe pritjeve se zgjedhsve te tij. Tash eshte shansa qe ne skene te dale Dritani mirepo me më agresivitet ( çka i mungon ) dhe te arrij nje rezultat te mire ne zgjedhje ( deri ne 4 kshilltar ). Forca me veprimet e veta po deshton dal ngadale

    • Dem,
      Forca ka deshtuar totalisht! Ajo eshte mashtrimi me i madh ne historine e Ulqinit. Cfare renie per 2 vjet, o Zot. Sa na mashtruan, por se shpejti do ta marrin pergjigjen e popullit, si ne rastin e Vujanoviqit, ku prep na rrejten me shtyrjen e referendumit per komunen e Tuzit.

  4. politik e shnosht forca&Dps

  5. Pa pa mar politik e shnosht forca &dps tesh si skeni ku shkoni ma me rrena!se ju kajn dal tana hardhyqet ne tavoline…keni harru cka i keni than popullit ma hejret per parti tjera shqiptare se jan tradhtar si kajn shku me dps.e tesh ju forca nana rrenave tradhtis keti ulqin.vec per karriga te vet jena mar te shkret.par shpejt keni mu shkri si tana partit shqiptare ma hejret..na kajn rrejt forca e dele na kajn ba par budalla sna kajn ba.ne zgjidhje tesh e shofim a ju voten ma populli si perpara mu thaft dora se per ken kam votu per njerz me interesa individuale

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top