“Vijesti”: FORCA NË PËRQAFIM TË PDS-së

Forca e re demokratike dhe Partia demokratike socialiste së shpejti mund të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për ushtrimin e pushtetit në nivel komunal deri në zgjedhjet e rregullta në prill ose në tetor, shkruan “Vijesti”.

Kjo gazetë vlerëson që me këtë “në mënyrë groteske do të përfundonte kriza disamujore në parlamentin e Ulqinit”. “Në kaosin e përgjithshëm ku çdo kush me çdo kënd negocion, duke shpresuar për një grimcë pushtet, Forca dhe PDS-ja për një kohë të gjatë kanë marrëdhënie më shumë se bilaterale”, vlerëson “Vijesti”.

Kryetari i PDS-së lokal Loro Nrekiq ka deklaruar që në këtë moment është më e pranueshme rikompozimi i pushtit. Ai tha që në “periudhën e ardhshme në Ulqin pret investime të mëdha të cilat nuk mund të realizohen pa PDS”.

Nga Forca kanë thënë që koalicioni aktual me Partinë demokratike të Fatmir Gjekes dhe Partinë socialdemokrate nuk funksionon, kështu që mendohet për rikomponim të pushtetit. Nënkryetari i kësaj parti Genci Nimanbegu nuk ka mohuar mundësinë e marrëveshjes me PDS-në për kryerjen e pushtetit. „Kjo do të ishte zgjidhje teknike, gjegjësisht kalimtare deri në zgjedhje, por me një marrëveshje shumë cilësore“, tha ai duke shtuar që prap se prap më së miri është të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka tha që vendimin për koalicion nuk e bjen këshilli lokal i PDS-së, por qendra në Podgroricë. „Për këtë arsye ato duhet të pyeten për koment për mundësin e rikomponimit të pushtetit në Ulqin“, ka thënë lideri i kësaj parti.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka ka theksuar që për situaten në tërësi në Ulqin është fajtore Forca dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje logjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…