“Vijesti”: HAJDINAGA DHE REXHA NË PDS?

Gezim HajdinagaIsh kryetari i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe kryetari i Partisë së prosperitetit demokratik Ali Rexha janë afruar Partisë demokratike të socialistëve, shkruajnë “Vijesti”.

Kryetari i PDS-së së Ulqinit Loro Nrekiq nuk deshi të komentoi këtë informatë. “Është e drejta e tyre qytetare për ke do të votojnë”, tha ai.

Kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka ishte pak më konkret. “Kemi informatë që janë afruar PDS-së, por nuk kemi kontrolluar”, shtoi ai.

Kjo gazetë thekson që Zenka dhe Hajdinaga prej kohësh nuk janë në marrëdhënie të mira, si dhe që Hajdinaga nuk ishte në listën e UDSH-së për zgjedhje lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…