“Vijesti”: HAJDINAGA NUK DORËZOI RAPORTIN PËR PASURI AGJENCISË PËR ANTIKORRUPSION

Gzim HajdinagaBartësi i listës i Koalicionit shqiptar “Me një qëllim” në zgjedhjet parlamentare dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv të Organizatës nacionale turistike Gëzim Hajdinaga, nuk e ka dorëzuar në kohë Agjencisë për parandalimin e korrupsionit raportin për pasuri dhe mund të dënohet me vlerë prej 500 deri në 2000 euro.

Agjencia në faqen e vet ka publikuar që Hajdinaga, ish kryetari i komunës së Ulqinit dhe ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, nuk e ka dorëzuar në afatin e paraparë me ligj raportin për pasuri dhe se ka shkel Ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Në vendim thuhet që Hajdinaga nuk e ka dorëzuar raportin për pasuri deri në fund të marsit, se dhe që Agjencia me 15 maj ja ka dërguar kërkesën që të deklarohet në formë të shkruar. Thuhet që Hajdinaga të enjten erdhi në diskutimin gojor, si dhe që gjatë diskutimit ka thënë se nuk ishte në dijeni që si anëtar i Këshillit ekzekutiv të Organizatës nacionale turistike duhet të dorëzojë raportin për pasuri.

“Kjo është e vetmja arsye pse nuk e ka dorëzuar raportin për të ardhura dhe pronë, si dhe që tani do të respektojë detyrimin ligjor dhe do të dorëzojë raportin në Agjenci”, thuhet në vendim.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit përcakton dënimin prej 500 deri në 2000 euro për funksionar të cilët gjatë kryerjes së funksionit publik nuk e dorëzojnë Raportin një herë në vit, deri në fund të arsit të vitit vijues për vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…