Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

„Vijesti“: INSPEKCIONI PËRCAKTOI ÇFARË TË PRISH NË KEPIN E GJERANAVE

Plazhi i madh, Velika plaza, KalimeraInspekcioni i mbrojtjes së hapësirës solli vendimin për shembjen e objekteve në Kepin e Gjeranave të cilët nuk janë paraparë me Planin e objekteve me karakter të përkohshëm për këtë vit.

„Vijesti“ fitoi përgjigjen që kontrolli inspektues është bërë me iniciativë të „Të mirave detare“.

Në Kepin e Gjeranave bëhet fjalë, siç shkruan në përgjigjen dërguar kësaj të përditshme, për objekte të vogla, kryesisht nga periudha e mëparshme të cilët nuk janë paraparë me Plan.

Mirëpo, në listë për shembje janë edhe disa objekte të cilët ndodhen aty tash disa dekada.

Kepi i Gjeranave është i njohur për kalimerat unike por edhe për pakujdesin disa dhjetëra vjeçar të organeve kompetente për këtë shëtitore potencialisht nga më të bukurat në qytet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top