Me Programin e ri për objektet e përkohshme për zonën e të mirave detare për periudhën deri në vitin 2023 i cili është akoma në fazën e hartimit, në grykëderdhje të Bunës nuk janë paraparë asnjëfarë objektesh, shkruan “Vijesti”.
Siç thuhet, në këtë pjesë, duke llogaritur edhe pjesën e pasme, para dy vitesh ishin rreth 30 objekte montazh, gjersa tani janë 17.
Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në këtë pjesë të bregdetit ka planifikuar punimet kullimi për shkak të zgjerimit të grykëderdhjes së lumit, ndërsa me largimin e objekteve po vonohet një vit.
Bashkëbiseduesit e “Vijestit” kanë thënë se me pronarët e objekteve në bregun e djathtë të degës së djathtë, Të Mirat Detare prej fillim të vitit të ri nuk do të nënshkruajë më kontratat për qiramarrjen e tokës shtetërore.