Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

“Vijesti”: NJË ORË PARKING 40 DERI NË 60 CENT

Aco JacovicParkingu në bulevardet dhe rrugët kryesore të Ulqinit nga mesi i qershorit do të kushtojë 40 deri në 60 cent për një orë, nëse këshilltarët të mërkurën do të japin dritën e gjelbër.

Në Kuvend do të jetë propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit, dhënien në administrim të hapësirës publike për parkimin e automjeteve “Parking Servisit”, dhënien e pëlqimit për çmimoren e kësaj kompani dhe plotësimin e vendimit për parkingjet publike.

Këtë për “Vijesti” e pohoi edhe u.d. i drejtorit të Parking Servisit Aleksandër Jacoviq, i cili tha se po vijon procedura tenderike për blerjen e “merimangës” (karrotrecit) të cilën e financon Komuna.

“Ditët e ardhshme do të vendosim sinjalizimin vertikal në zonën I dhe II. Në fund të muajit, në bashkëpunim me kompaninë T-com, do të provojmë punën e sistemit”, tha Jacoviq.

Përveç “Parking Servisit”, shtoi ai, automjeti “merimangë”(karrotreci) do të jetë në dispozicion edhe për Policinë Komunale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top