Friday , August 17 2018
Lajmi i fundit

“Vijesti”: PDS SHKARKON CUNGUN, NREKIQ KRYETAR I RI I KOMUNËS

Cungu NrekicKryetari i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), ndërsa shefi i parlamentit lokal nga Forca. Kjo është marrëveshja e dy partive më të forta në zgjedhjet lokale të mbajtura në fillim të shkurtit e cila u nënshkrua mbrëmë, shkruan “Vijesti”.

Thuhet se kryetarin në largim të Komunës së Ulqinit Nazif Cungun me shumë mundësi do ta zëvendësojë shefi i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq, edhe pse përmenden emrat edhe të disa funksionarëve të tjerë të kësaj parti, gjersa Forca për kryetar të KK-së do ta propozojë Ilir Çapunin.

Në pushtet do të jetë edhe koalicioni rreth Partisë demokratike të ish kryetarit të Komunës Fatmir Gjekës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i ministrit të pakicave Mehmed Zenkës, të cilët janë partner tradicional të partisë së Gjukanoviqit, shkruan kjo gazetë.

3 comments

  1. A bravo ju qoft,tash keni gjete Kryetar, marrja zotit me 95% Shqiptar vijn e qeverisin SHKJET…

  2. Po Shqiptare eshte edhe Loroja e Shkrela a zotrinje. Bile edhe ma Shqiptare se keto sahanlepirsat qe fshihen mbas emrit te ,, partive Shqiptare ” Mos fajsoni kerkend tjeter por popullin legen pa kurrfar truri ! Popullit udharin si zakonishte !!! Te kishte rinia tru keto udheheqsat do fshinin pazarin por per fat te keq ska rinia tru !

    • larg-nga-ulqini

      Shqiptar jane te gjith, por punojne per interesa personale. Ne Kollashin te gjith jane malazez por edhe ata ankojne sikur ne. Politika asht krijue me perfitue ata qe merren me politike. Tung!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top