Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

„Vijesti“: PROKURORIA SPECIALE HETON “RASTIN SHAS”

Liqeni i Shasit, Sasko jezeroProkuroria speciale shtetërore heton se si disa mijëra metra katror të tokës komunale në brigjet e liqenit të Shasit kanë kaluar në dorë të personave privat, ndër të cilët është edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shkruan “Vijesti”.

Kjo gazetë duke u bazuar në informatat zyrtare thotë se në Prokurori speciale është formuar lënda mbi këtë bazë, si dhe që ajo është në fazën e hetimit.

Cungu para dy muajsh ia prezantoi opinionit vendimin e Prokurorisë themelore në Ulqin nga maji i vitit 2014 sipas të cilit ai u lirua nga akuzat për këtë rast.

“Vijesti” shkruajnë se Prokuroria speciale po ashtu heton punën katërvjeçare të (2011-2014) të pushtetit lokal në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top