Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Vijesti: QEVERIA PLANIFIKON NDËRTIMIN E VILAVE NË ADË

Ada e Bunes, Ada BojanaQeveria planifikon të çojë dorë nga koncepti i Adës së Bunës si qendër nudistike dhe përmes valorizimit të jap me qira afatgjate një pjesë të ishullit në të cilin do të ndërtoheshin vilat dhe objektet tjera rezidenciale, mëson jozyrtarisht “Vijesti”.

Kjo informatë nuk u mohua, por as pohua në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, të cilën e drejton ministri Pavlle Radulloviq.

“Për Adën e Ulqinit ekziston interesimi i investitorëve potencial, por deri tani nuk është konkretizuar me dorëzimin e iniciativës për valorizim turistik të ishullit”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie në pyetjen e “Vijestit” se a ekziston interesimi për valorizimin e Adës dhe nëse ekziston, kush janë investitorët potencial.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top