Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

“Vijesti”: “TUI” DONË ADËN DHE “BELVIN”, GATI 200 MILION EURO

tuiAgjencia gjermane “TUI” është e interesuar për qiramarrjen shumëdekadëshe të vendbanimit nudistik në Adë dhe hotelit “Belvi” në Plazh të madh, i cili punon në kuadër të “Rivierës së Ulqinit”. Për këto nevoja, turoperatorët gjerman tashmë i siguruan mjetet fillestare kreditore me vlerë prej 200 milion euro, mëson “Vijesti” nga shumë burime.

Përfaqësuesit e këtij turoperatori të njohur gjerman pak kohë më parë ishin në Ulqin dhe vizituan këto objekte, por në deklaratë për “Vijesti” ato nuk zbuluan planet e veta.

Siç thekson kjo gazetë, pritet që përfaqësuesit e “TUI-të” në mars të bisedojnë për këtë gjë me zyrtarët më të lartë malazez.

Më herët drejtori i “Rivierës së Ulqinit” Radomir Mikan Zec tha se kjo ndërmarrje ka hyrë në programin zhvillimor të TUI-të për Adë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top