Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Vildana Dibra-Zhubi: MË FAL ULQIN, SHUMË TË DUA QË ME HESHT!

 

Ulqin, Ulcinj, PanoramaSecilin pacient të cilin e regjistroj në klinikën ku punoj, mbasi e përfundoj regjistrimin i pyes “a keni ndëgju për Ulqinin“?

Secili prej tyre plot entuziazëm më thotë që kanë qenë në Kotorr, Budvë, Sveti Stefan.

Jo, jo o njerëz Ulqinin, Ulqinin a keni ndëgju për këtë qytet, a keni ndëgju kur keni vizitu Malin e Zi?

Çojnë krahët dhe mahnihen që kurrê nuk paskan ndëgju për një qytet kaq të bukur historik me plazhat ma të gjata të Adriatikut.
Mahniten mbasi iu tregoj në internet dhe i njiftoj me thesarin e rrallë të Malit të Zi.
Çuditen që nuk kanë ndëgju për një qytet të lashtë me një histori që gjindet vetëm disa kilometra ma poshtë vendeve që i vizitojnë.

Me ju tregu të drejtën, çuditem edhe unë që ata po çuditen!

ULQINI – qyteti i harresës dhe gjumit shekullor!

A thu cila Zanë e mallkon për një gjumë aq të gjatë në lindjen e tij?

A thu për këto qytetet tjera si kanë ndëgju?

A thu Ulqini im e ka mendjen aq të madhe sa nuk dëshiron që të tjerët t’a reklamojnë?

A thu ka frigë nga legjendat dhe lashtësia?

A thu mendon që bukurija e tij nuk i bind të tjerët sikurse Budva, Kotorri …?

A thu ….. a thu i dashuri im Ulqin je bukurija që verbon qytetarët e vet?

Apo ndoshta …. se di as vet ma se jam lodhë tuj folë për ty derisa ata që po jetojnë aty shumica po heshtin!

Më fal por shumë të dua që me hesht!

Më fal që t’lashë për së gjalli por zemra aty më ka mbet. E di që ti i ruan të gjitha zemrat e jabanxhive. Ne t’a sjellëm shpinën por nuk të lamë kurrë!

Natën e mire, o mbret i lashtë, gjumin e ke aq të ëmbël sa që priton të zgjohesh!!!

I bukur je edhe kur flenë! Zana e cila të mallkoi që t’keshë një gjumë të gjatë fatin t’a mori dhe e shpërndau qyteteve tjera por  bukurinë tënde nuk ta vjedh dot!

3 comments

  1. Me sinqeritetin ma të madh e kam dhe hiç pa kritiku ,se zemra më dhemb kur kta pacienta nga e gjithë bota që I kemi ,flasin aq me nji entuziazem pë Kotorrin,kurse për Ulqinin as që kan ndegju.Pacientat I kemi prej profileve ma të larta të shoqërisë ( shkrimtar,artista me famë,arkitekt,advokat e tjerë ). Bile njeri nga historianet e njohur shumë i cili ka shumë programme për disa qytete nëpër botë dhe ka ba disa promovimet librave te tija në Shqiperia u çudit qé nuk paska ndegju kurr për Ulqinin.
    Fakti eshte : nuk jemi vrima e fundit e kavallit,por jemi kavalli pa za fare !
    Me SHPRESA që I vjen dita t’a nxjerrin Ulqinin nga ado errësirë dhe të qëndrojë në vendin e merituar.
    Hiç më pak ,hiç më shumë

  2. E nderuara Vildana, te peruroj per kete shkrim emocionues dhe te bukur. Pershendetje.

  3. Brravo Vildan, me e dasht Ulqinin populli Ulqinit sa e doni ju imigrantat, e kishte dit tan bota per ket bukuri

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top