Friday , August 17 2018
Lajmi i fundit

VILLA RUSTICA NË KRUÇ

Në Kruç janë gjetur mbetjet e “villa rustica”, apo shtëpive të mëdha fshatare. Fisnikët e pasur ulqinak kanë ndërtuar shtëpi verore në këtë zonë në breg të detit i cili, për arsye të vegjetacionit të shumtë mesdhetarë dhe burimeve të ujit, është shumë i dobishëm për organizmin e njeriut.

Në Kruç, si atëherë ashtu edhe sot e kësaj dite, ka vreshta dhe ullishta të mëdha dhe të përpunuara mrekullueshëm, të cilat ishin krenari për pronarët e tyre. Vaji dhe vera është ruajtur në amfora.

Mbetjet e mozaikut, qeramikës dhe monedhave nga periudha e mbretërve bizantin Anastsit, Justinit I dhe Justinianit I të cilat janë gjetur në Kruç, tregojnë që një “villa rustica” është ndërtuar në VI shekull të erës së re.

Hulumtimet nëndetare në Adriatik në afërsi të villa rusica kanë sjell rregullisht gjetje të rëndësishme në funksion të jetës.

Mbas bedenit ilir në Kala dhe gjetjeve të para pak kohëve në Shas, ky objekt në Kruç paraqet kompleksin më me vlerë të gërmuar deri tani në zonën e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top