Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

Vinçi elektrik për ngritjen dhe uljen e barkave në Kaceme: TENDERËT E GJATË, PRITET TË FILLOJË PUNË

Ulqinakëve, në veçanti peshkatarëve të kësaj Komune, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare për vite me radhë i premtoi që do ta vendosin vinçin elektrik për ngritjen dhe uljen e barkave në portin Kaceme.

Instalimit të vinçit i paraprinë punimet përgatitore – ndërtimi i bazës së betonit dhe infrastrukturës përkatëse, vendosja e instalimeve elektrike si dhe realizimi i punimeve në zgjerimin e hyrjes për qasje më të lehtë në vinç. Investimi total ishte rreth 35 000 euro, ndërsa vetëm blerja e vinçit dhe montimi i tij kanë kushtuar 29 487.7 euro.

Megjithatë, vetë procedura e prokurimit të vinçit ka zgjatur më shumë se dy vite. NP të Mirat Detare ka shpallur tenderin e parë në nëntor të vitit 2016. Vlera e parashikuar e prokurimit ishte 30 000 euro dhe kriteri për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme ishte çmimi më i ulët i ofruar.Kacema

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte 33 ditë nga data e shpalljes së tenderit. Në tender kanë aplikuar tre ofertues – Ndërmarrja elektroteknike Enel Nikshiq, Grand design Podgoricë dhe Temko Nikshiq. Ofertat e Temko Nikshiq dhe Grand design Podgorica u vlerësuan si të parregullta. Oferta e ndërmarrjes Temko u vlerësua si e pasaktë, kinse nuk është dorëzuar prova adekuate se “ofertuesi ka shlyer të gjitha obligimet lidhur me tatimet dhe kontributet në përputhje me ligjin”, ndërsa Grand Design nuk ka specifikuar modelin e kamionit, kështu që nuk ishte e mundur të konkludohet nëse kjo ndërmarrje posedon vinçin për ngarkim dhe nëse ai ka kapacitetin e duhur për shkarkimin e vinçit për ngritjen dhe uljen e barkave. Komisioni i tenderit vlerësoi se oferta e kompanisë ENEL – Ndërmarrja Elektroteknike Nikshiq, ishte e vetmja e saktë dhe rekomandoi lidhjen e kontratës.

Megjithatë, bazuar në ankesën e Grand Design Podgorica, Komisioni shtetëror ka konstatuar shkelje të rëndësishme të ligjit – mospërputhjen e dokumentacionit të tenderit me ligjin, duke anuluar kështu procedurën e prokurimit publik në tërësi. Komisioni gjithashtu vërtetoi se “në përshkrimin e lëndës së prokurimit publik nuk kërkohet hartimi i dokumentacionit teknik të vinçit, prodhimi i vinçit, ndërtimi i kryqit të vinçit…, por vetëm blerja dhe montimi i vinçit elektrik për ngritjen dhe uljen e barkave”, kështu që prokuruesi «i ka penguar ofertuesit të dorëzojnë oferta të krahasueshme dhe ka lënë mundësinë e vlerësimit subjektiv të ofertave të dorëzuara». Pra, dokumentacioni tenderik i NP të Mirat Detare ishte i shkruar në atë mënyrë që shkaktoi apo pati mundësi të diskriminojë ofertuesit dhe të kufizojë konkurrencën e tregut. NP të Mirat Detare filloi procedurën e re të prokurimit dhe instalimin e vinçit tetë muaj më vonë – në maj të vitit 2018, kur sezoni turistik veror tashmë kishte filluar. Vlera e parashikuar e prokurimit u reduktua në 29.500 euro dhe si kriter për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme është potencuar oferta më e volitshme ekonomike. Meqë Komisioni për Kontrollin e Procedurave të Prokurimeve Publike anuloi këtë procedurë, NP të Mirat Detare priti tetë muaj për të shpallur një të re, «për shkak të urgjencës së prokurimit të planifikuar, Komisioni për Hapjen dhe Vlerësimin e Ofertave përcaktoi një afat të shkurtuar prej 29 ditësh për dorëzimin e ofertave». Asnjë shpjegim shtesë për “urgjencën” nuk është dhënë, megjithëse është një detyrim ligjor. Vetëm një ofertues nga tenderi i mëparshëm është paraqitur përsëri – ENEL (Ndërmarrja Elektroteknike Nikshiq).

Oferta e dytë ka arritur nga ofertuesi Punishtja për prodhimin e pajisjeve për ngritje dhe transportim Aleksandar Vasilev PR “KRAN-ING” Knjazhevac, e cila u cilësua si e pavlefshme. Megjithatë, ajo që është veçanërisht interesante është se ENEL (Ndërmarrja Elektroteknike Nikshiq) fitoi tenderin vetëm në bazë të nënkritereve të çmimit më të ulët të ofruar. Në të vërtetë, oferta e këtij ofertuesi u vlerësua me 70 pikë për nënkriterin e “çmimit të ofruar” në vlerë prej 29 487.7€ 34

Prokuruesi është i detyruar që në thirrjen për oferta publike, të shpjegojë arsyet e urgjencës për shkak të së cilës ka shkurtuar afatin për dorëzimin e ofertave nga paragrafi 1 i këtij neni. Neni 90, paragrafi 3, Ibid. Tenderi është refuzuar si i parregullt sepse “ofertuesi nuk ka shënuar me nunër rendorë secilën faqe të dokumentacionit “, si dhe “në pjesën financiare të ofertës nuk ka specifikuar karakteristikat thelbësore për lëndën e prokurimit”, por vetëm ka shënuar “aneksi 68/P-18, në përputhje me ofertën”, duke përshkruar karakteristikat themelore të lëndës së ofruar. Vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme, numri 0204-1434 / 12, dt. 12.7.2018. ndërsa për nënkriterin e cilësisë nuk fitoj asnjë nga 30 pikët e mundshme.

Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave nuk ka marrë parasysh asnjë referencë për punën e kryer, «sepse vërtetimet nuk janë dorëzuar në përputhje me kërkesën e Prokuruesit nga dokumentacioni tenderik». Vërtetimet për kryerjen e punëve të cilat ofertuesi paraqiti si dëshmi e cilësisë «nuk përmbanin vlerësimin e punës së kryer». Pavarësisht kësaj, NP të Mirat Detare lidhi një kontratë me këtë ofertues vetëm në bazë të çmimit. Kështu u zhvlerësua kriteri më i favorshëm ekonomik, ngase nuk u dorëzuan garancitë e cilësisë.

Sidoqoft, edhe pse në fund të prillit të vitit 2019 përfunduan punimet për vendosjen e vinçit në Kaceme, edhe pas 45 ditësh ai vazhdon të mos jetë në funksion.
Ky tekst publikohet në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike” të cilin e realizon OJQ “Horizonti i Ri” në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili zbatohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. 

Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top