Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Vizita e zyrtarit të BE-së: DIRK LANGE QËNDROI NË ULQIN

Dirk LangeShefi i departamentit për Mal të Zi në Drejtorinë e përgjithshme të Komisionit evropian për zgjërim Dirk Lange ka qëndruar në vizitë zyrtare në Ulqin. Kryetari i komunës Fatmir Gjeka me bashkëpunëtor ka njoftuar diplomatin e lartë për gjendjen në këtë komunë dhe problemet të cilët ajo i ka.

Lange veçanërisht është njoftuar me çështjet e hapura siç janë centralizimi i pushtetit, të mirat detare dhe proceset gjyqësore kundër komunës së Ulqinit.

Zyrtari evropian ka vizituar Kalanë dhe është njoftuar me projektin “Marubi”. Ky projekt i përbashkët i Ulqinit dhe Shkodrës është vlerësuar si një nga më të mirët në vend i cili është realizuar me përkrahjen e BE-së.

Lange ka shprehur kënaqësinë me vizitën Ulqinit, si dhe me bukurit e qytetit. Në pyetjen e Portalit Ul-info çfarë erërash mund të presim së shpejti nga Brukseli, ai u përgjigj që çdo gjë do të tregohet në Raportin e Malit të Zi i cili do të publikohet me 8 tetor në selinë e BE-së.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top