Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Vizita: META TË MARTËN NË ULQIN DHE NË TIVAR

MetaPresidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta deklaroi ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi se në nivel shtetëror u bisedua për thellimin e shtratit të lumit Buna në mënyrë që të bëhet i lundrueshëm për komunikacion.

Ai të martën qëndroi në Ulqin dhe në Tivar.

Në Tivar bisedoi me funksionarët e lartë komunal, vizitoi katedralën e Shën Pjetrit Apostullit, e pastaj Arqipeshvinë e Tivarit.

Në Ulqin vizitoi Kalanë ku bisedoi me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqin, anëtarët e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve dhe përfaqësuesit e institucionet fetare, vizitoi muzeun, ndërsa dreka solemne për mysafirin e nderuar u shtrua në “Pallatin Venecia”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top