Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Vizita: TË MËRKURËN NË ULQIN QËNDRON MINISTRJA PRIBILOVIQ

Suzana PribilovicMinistrja e administratës publike, Suzana Pribilloviq, me bashkëpunëtorë, do të qëndrojë të mërkurën, me 15 nëntor, në vizitë pune në Komunën e Ulqinit, u deklarua për Portalin Ul-info nga ky resor në Qeverinë e Malit të Zi.

Siç thuhet, me këtë rast ministrja Pribilloviq do të bisedojë me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun dhe bashkëpunëtorët e tij.

Temë e bisedimit, përveç të tjerash, do të jetë roli i njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e reformës së administratës publike, Ligji i ri për vetëqeverisje lokale, bashkëpunimi potencial gjatë realizimit të projekteve nga fusha e E-administratës dhe për projektet kyçe të komunës.

Vizita komunës së Ulqinit realizohet në kuadër të komunikimit të rregullt të cilin Ministria e administratës publike e realizon me vetëqeverisjet vendore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top