Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural mr. Millutin Simoviq do të vizitojë të hënën, me 18 dhjetor, Komunën e Ulqinit, u njoftua Portali Ul-info nga Qeveria e Malit të Zi.
Siç thuhet, gjatë qendrimit në Ulqin, nënkryetari Simoviq, me bashkëpunëtorë, do të takohet me kryetarin e Komunës Nazif Cungun me bashkëpunëtorët e tij. Së bashku do të vizitojnë punimet në ndërtimin e Tregun e peshkut, Port Milenën, si dhe fillimin e punimeve në rregullimin e degës së djathtë të lumit Buna.
Pas kësaj, nënkryetari i Qeverisë Simoviq do të nënshkruajë kontratën për qiramarrjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore në lokalitetin Shas, me përfaqësuesin e qiramarrësit, kryetarin e Këshillit të drejtorëve të kompanisë “Voli Trade” sh.p.k. Dragan Bokan.