Sunday , December 17 2017
Lajmi i fundit

Vizitë: TIKA DO TË INVESTOJË DY MILION EURO PËR HAMAM, XHAMI DHE BELEDIE

1 (1)Koordinatori i Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim TIKA Ahmet Altun tha se kjo organizatë në periudhën e ardhshme do të investojë rreth dy milion euro për restaurimin e Hamamit të Pashës, Xhamisë së Namazgjasë, e pas kësaj edhe ndërtesën e vjetër të Komunës, Beledien.

Kjo u tha gjatë vizitës së djeshme të punës në Komunë të Ulqinit, ku përveç Altunit ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Podgoricë Serhat Galip dhe këshilltarja ekonomike në Ambasadë Fatma Derje Koç, e të cilët u priten nga kryetari i Komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni.

Drejtuesit e Komunës kanë thënë se me përfaqësuesin e TIKES u arrit marrëveshja që kjo agjenci të financojë blerjen e pompës centrifugë për ujësjellës me vlerë 20 mijë euro, si dhe sanimin e pullazit në ndërtesën e Komunës me vlerë 40 mijë euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top