Vjeljet e sivjetme në Ulqin: AS KRIPË E AS ULLINJ, VETËM TURIZËM – PËR MESATARE

SolanaEdhe ky vit në Ulqin e vërtetoi rregullin e vjetër: ç’të mbjellësh, atë do të korrësh.

E është korrur vetëm nga turizmi. Sa, çdokush do ta bëjë llogarinë për vete, nëse tashmë se ka bërë. Zyrtarët thonë se sezoni akoma vazhdon dhe se është më i mirë se një vit më parë.

Meqë nuk kishte asnjë trajtim gjithëpërfshirës të ullinjve, nuk do të ketë vjelje në Ullishtën e vjetër. Për fat, vjelja e vjetshme ishte e shkëlqyer, kështu që ka akoma rezerva të vajit.

Ky nuk është rasti me llojet joautoktone, të cilat edhe këtë vit kanë prodhim të mirë.

Nuk ka as grumbullim të kristaleve të kripës. Kjo gjë po ndodh tash pesë vite të plota, kështu që ndjenja e sikletit po kalon në frustrim sepse tani është hyrë në fazën e rrezikshme të degradimit të biodiversitetit të Kripores.

Pra, kur të gjitha mblidhen, ky ishte një vit mesatar. Për të qenë më mirë, e shumë më mirë, dihet çfarë duhet bërë.

Kohë, burime dhe hapësirë për justifikime më nuk ka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…