Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Vodakom: GJERMANËT DONIN IBRAHIMIN

Agron IbrahimiKëshilltari i kryetarit të komunës së Ulqinit për investime, mr Agron Ibrahimi, është emëruar para administratës lokale si kontakt-personi për realizimin e projektit të rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, mëson Portali Ul-info.

Ky projekt, me vlerë vetëm në fazën e parë mbi 20 milion euro, tash një vit është në pritje.

Mjetet kreditore nëpërmjet Qeverisës së Malit të Zi i ka siguruar banka gjermane KfW, përfaqësuesit e së cilën për Mal të Zi mendojnë se Ibrahimi është personi i duhur në Ulqin që të shpejtohet procedura për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm.

Për këtë insiston edhe Qeveria e Malit të Zi, sepse ky është parakusht për fillimin e investimeve më të mëdha në këtë komunë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top