Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Vojinoviq: SË SHPEJTI NË ULQIN SHQYRTIMI PUBLIK PËR KRIPOREN

Ivana VojinovicDrejtoresha Gjenerale për Mjedisin Jetësor Ivana Vojinoviq deklaroi për “Pobjeda” se Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do ti dorëzojë Komunës së Ulqinit studimin e finalizuar për mbrojtjen e Kripores në mënyrë që të organizohet shqyrtimi publik.

Organi kompetent i Komunës duhet të shqyrtojë mendimet dhe vërejtjet dhe të hartojë tekstin përfundimtar të propozim vendimit dhe studimit të mbrojtjes, i cili pastaj do ti dorëzohet ministrive të bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

Vojinoviq thotë se parlamenti komunal do të sjellë vendimin për shpalljen e kësaj zone unike park të natyrës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top