Vojinoviq: ULQINI I VJETËR DERI NË FUND TË VITIT ZONË E MBROJTUR NË DET

Stari Ulcinj, Ulqini i mocemNga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit njoftuan se po vijon hartimi i studimeve të mbrojtjes për tre zona potenciale detare: Ulqinin e Vjetër, Katiç-in dhe Platamunin.

“Deri në fund të shtatorit këto studime do të finalizohen, ndërsa pastaj do të vazhdojmë me procedurën e mëtejme të cilën e përcakton Ligji për Mbrojtjen e Natyrës, me qëllim të shpalljes formale të zonave të mbrojtura në det. Besoj se deri në fund të vitit do të arrijmë të përfundojmë procedurën administrative, dhe pas shumë viteve gjatë të cilëve është paralajmëruar shpallja e zonave të mbrojtura detare, kësaj radhe procesi do të çohen deri në fund”, tha drejtoresha e Drejtorisë për Mjedisin Jetësor pranë Ministrisë Ivana Vojinoviq.

Hartimin e këtij studimi e financon Fondi Global për Mjedisin Jetësor (GEF).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…